Identifikohet dhe vihet në pranga një 20-vjeçar në Durrës, i cili vodhi celularin e babait të tij dhe të një shtetasi tjetër, si dhe disa kabllo elektrike. Ai akuzohet kështu për 3 vjedhje të kryera gjatë 2 muajve të fundit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisaratit të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera gjatë dy muajve të fundit, për zbardhjen e disa vjedhjeve të kryera gjatë kësaj periudhe, kapën dhe vunë në pranga, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shtetasin:
- O. H., 20 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas: më datë 14.07.2024, i ka vjedhur celularin babait të tij, më datë 06.09.2024, në lagjen nr. 6, ka vjedhur disa kabllo elektrike; më datë 1.10.2024, i ka vjedhur celularin një shtetasi.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 20-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.