Janë identifikuar 4 personat e plagosur në përplasjen me armë ditën e sotme në qytetitn e Elbasanit, ku mbetur viktimë Pjerin Xhuvani. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “5 Maji”.
Të plagosur kanë mbetur shtetasit Xhensila Sota, 27 vjeçe, Emiljano Prenga, 39 vjeç, Eltjon Bodinaku, 32 vjeç (dhëndri i viktimës), Pavlo Vuksanin, 50 vjeç.
Personat e plagosur janë aktualisht të shtruar në spitalin e Elbasanit, teksa raportohet se 3 prej tyre janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore. Ndërkohë që sipas informacioneve mësohet se Eltion Bodinaku është në gjendje kritike për jetën.
Nga raportimet mësohet se policia ka shpallur në kërkim Kelmend Xhaferri, një personazh i njohur në këtë qytet.
Xhaferri u bë i njohur pak vite më parë nga përplasja me policinë para tregut Agro-Ushqimor të Elbasanit. Xhaferri i njohur edhe si Kel Çami u denoncua nga drejtuesi politik i PD-së në Elbasan Gazment Bardhi pas përplasjes ditën e Verës.





