Identifikohet edhe viktima e dytë e aksidentit tragjik të regjistruar në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë.
Roxhesa Klironomi, 24 vjeçe është viktima, banuese në lagjen Nr. 5 Durrës. Kjo e fundit, ka qenë në një darkë në Durrës së bashku me Silva Gjergji 26 vjeçe, banuese në Mirditë, e cila gjithashtu nuk mbijetoi dot, kurse i lënduar rëndë mbeti drejtuesi i mjetit, Arbër Tivari.
Mungesa e mjetit identifikues e bëri për disa orë të pamundur identifikimin e saj.
Shoferi 26-vjeçar, Arbër Tivari, është i vetmi i mbijetuar nga aksidenti, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.