Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), së bashku me policinë dhe me praninë e drejtorit të Policisë Skëndr Hita, drejtorit të Policisë Vlorë, Edvin Ndreu dhe kryeinspektorin e IKMT-së Afrim Qëndro kanë zhvilluar një aksion në zonën e Vlorës.
Aksioni është bërë më konkretisht në Gadishullin e Karaburunit ku kanë ndërhyrë për shembjen e një strukture druri. Kontrollet për ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Karaburunit po vazhdojnë, ndërsa policia ka konstatuar një objekt të ndërtuar në mënyrë të paligjshme në gjirin e Shën Janit.
Gjithashtu është bërë e mundur ndalimi i personit të dyshuar si autori i ndërtimit pa leje. Autoritetet kanë paralajmëruar se kontrollet do të vijojnë edhe në zona të tjera, me qëllim ndalimin e ndërtimeve të paligjshme.





