Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet sot nga gazetarët nëse ka informacione se do të arrestohet me urdhër të SPAK-ut.

Në një konferencë për mediat, ai theksoi se Dumani kërkon që të kapë ndonjë laraskë, ndërsa shtoi se ai është burrë.

Sipas tij, shpresat e asgjësimit të pluralizmit politik të Berishës dhe rrethimit të Metës, janë të mbaruara.

”Ky njeri shpreson të kapë ndonjë laraskë, dhe lëshon buburrecat. Ilir Meta është burrë dhe nuk trembet. Rrethimi i vogël ndaj Ilir Metës ka përfunduar. Rrethimi i madh ndaj Rilindjes së torollakut ka nisur. Shpresat e asgjësimit të pluralizmit politik të Berishës dhe rrethimit të Metës, janë të mbaruara. Shpresoj që të ketë diell për të gjithë, jo vetëm për Ramën dhe disa oligarkë dhe veglat e tij”,- tha kreu i PL-së.