Rikja ndodhet sërish në qëndër të diskutimeve në shtëpinë e Big Brother. Por këtë herë për pëlqimet që banorët kanë ndaj saj. Teksa ndodhen në tavolinën e ngrënies pasi kanë konsuamuar darkën Iliri fillon të provokojë me shikime Riken. E cila edhe ajo i përgjgjiet provokimit të tij me shikim. Pikërisht kjo gjë shkakton diskutime te Eldora dhe Edberi të cilët dalin në lulishte dhe diskutojnë për këtë gjë. Sipas Edberit, Iliri e pëlqen Riken dhe kjo është shumë e dukshme nga mënyra se si flasin, rrinë, shihen. Në diskutim e sipër afrohet edhe Rikja e cila i ndërpret bisedën Edberit dhe Eldorës. Ato i tregojnë Rikes që po diskutonin pikërisht për të dhe për pëlqimin qe dyshojnë që ka Iliri ndaj saj. Rikja nuk e kundërshton një gjë të tillë por vazhdon të komentojë shakatë e tij të cilat nuk i përshtaten tipit të saj dhe kur kalon kufiri ajo acarohet tej mase. Bisedës që po zhvillohet i bashkohet edhe “protagonisti” Iliri. Edberi shumë hapur e pyet atë nëse ka pëlqim për Riken dhe Iliri i përgjigjet pozitivisht duke thënë që këtë gjë ia ka shprehur edhe asaj. Por ai shton që ndonjëherë acarohet me të sepse është shumë nevrike. Teksa janë bashkuar të gjtihë banorët në oborr Vigani pyet Riken se cili është mashkulli që ajo pëlqen, apo i duket më i miri në shtëpi. Pas ovacioneve të shumta dhe shakave nga banorët Rikja Shprehet se i pëlqen fizikisht Edberi, por vetëm fizikisht. Banorët fillojnë ta ngacmojnë Riken në lidhje me Edberin, por ajo këmbëngul duke thënë së është një simpati jo në atë sens që e morën ato. Situata u bë shumë funny kur banorët filluan të improvizonin edhe propozime ndaj saj.

Anaidi pyet banorët për arsyen pse duhet të fitojë BB-në secili; Rifillon debati Elona-Edi

Anaidi e Joana janë duke qëndruar në kopsht e ndërsa qëndrojnë pa folur për disa minuta me njëri-tjetrin, ndërsa më vonë Anaidi e pyet Joanën për arsyen që ajo mendon se secili nga banorët e shtëpisë së Big Brother mund ta meritojë fitoren dhe çmimin e madh. Joana fillon të bëjë ironi gjatë dhënies së përgjigjes, duke lënë të kuptohet se asnjëri prej tyre nuk e meriton fitoren, veç saj dhe Anaidit. Të njëjtën gjë ai bën ehe me Viganin e Edberin, duke i pyetur ata e duke i kërkuar të thonë një arsye për secilin banor. Të dy djemtë japin nga një arsye për secilin prej tyre, ndërsa bisedojnë për disa minuta së bashku.

Pak më vonë Anaidi hyn brenda dhe e pyet Ilirin për të njëjtën pyetje që u bri edhe banorëve të tjerë, ku Iliri jep nga një arsye për secilin.
Më pas pyet Shpendin, i cili përgjigjet vetëm për disa prej banorëve, duke dhënë edhe ai nga një karakteristikë për secilin prej banorëve. Ndërsa kur pyet Elonën, ajo refuzon të përgjigjet.
Ndërsa banorët përgjigjen, Iliri ndërhyn e thotë për Joanën: “Nëse fiton ajo, unë do t’i mbaj mëri Shqipërisë”. Vigani mendon se secili prej banorëve ka nga nj vlerë apo nj karakteristikë pozitive, por nuk do të thotë se e meriton çmimin e madh.

Ndërsa Edberi fillon të qeshë e të bëjë shaka, ndërkohë që përfshin edhe Elonën në shakanë e tij, ajo i thotë se ai është duke e ekzagjeruar dhe ajo nuk mund ta falë. Por Elona i kërkon që ai me sjellje të mundohet të ndryshojë e jo me fjalë. “Megjithëse nuk mund të kthehesh ashtu siç ishte”, ia kthen Elona. “Nëse do të sillesha me ty e të qeshja si në fillim, do ta kisha emrin Joana e jo Elona”, i bën të qartë ajo, duke i treguar se si duhet të sillet për disa minuta.
Kështu, mes tyre rifillon sërish debati, ku Elona e indinjuar i kujton sjelljen e tij të gabuar, duke ia treguar me detaje të gjitha situatat, duke e fajësuar Edberin. Ndërsa Edberi thotë se e ka rifilluar sërish atë diskutim pa asnjë shkak e aq më pak me qëllim te keq.
Ata tentojnë të sqarohen për disa minuta, megjithëse nuk ia arrijnë dot.

Elona, Edberit: “Jam zhgënjyer sepse je i luhatshëm”; Iliri: “Mos u ndiko nga Anaidi”

Pas debatit mes Elonës e Edberit, aty shkon Vigani e Iliri, të cilët fillojnë të diskutojnë debatin mes tyre. Iliri mendon se mënyra se si kanë kaluar fjalët nga njëri tek tjetri mund të ketë bërë që banorët të keqkuptohen, pasi Vigani mundohet që të justifikojë sjelljen e Edberit e të thotë se qëllimi i Edberit nuk ka qenë i keq e aspak për t’i provokuar të dyja vajzat.

Pas pak aty shkon edhe Edberi e diskutimi rifillon sërish. Iliri i del në mbrojtje Elonës, por i tregon Edberit se ai është duke u ndikuar nga Anaidi e kjo gjë ka bërë që të krijojë debate pa shkak me Elonën. Iliri mendon se ai duhet të mbante qëndrim ndaj debateve me Joanën dhe jo të priste një rast për të debatuar me Elonën.
Ndërsa Elona vazhdon të flasë me ironi e t’i tregojë se ai nuk po di se si po sillet dhe se çfarë po bën e kjo ka ardhur si pasojë e qëndrimit afër Anaidit e Joanës. “Je as mish as peshk”, i thotë Elona. Ndërsa Iliri e Vigani i kërkojnë Edberit që të qetësohet e të mbajë një qëndrim konstant e jo të jetë i luhatshëm për hir të bisedave që ka bërë me Anaidin.
Iliri mendon se mes tyre ka ndodhur një keqkuptim dhe se Edberi duhet ta kuptojë këtë gjë e të mos e vazhdojë më debatin.
Ndërsa Elona mendon se Edberi thjesht ka dashur të bëjë një lojë me vajzat dhe se nuk ka ndodhur kurrfarë keqkuptimi mes tyre.

Kështu debati mes tyre rifillon herë pas here e të dy flasin me ironi me njëri-tjetrin, ndërsa Elona tregon se është zhgënjyer shumë prej Edberit.

Pas pak minutash ata vendosin të largohen e të shkojnë në dhomat e gjumit, ku ka kohë që janë fikur dritat e disa prej banorëve janë duke fjetur.
Vigani fillon ta diskutojë debatin me Anaidin, i cili mendon se Iliri nuk ka të drejtë aspak t’i këshillojë, ndërsa fillon të flasë me ironi për Ilirin.
Ndërsa Elona e diskuton me Riken, duke përsëritur fjalët e thënë edhe më parë.
Pas pak minutash vendosin që të flenë gjumë.

Batuta ironike mes Elonës e Edberit; Anaidi dyshon për një strategji mes Elonës e Rikes

Ndërsa banorët ulen në tavolinën e ngrënies për të darkuar, midis Elonës e Edberit fillon një diskutim ironik me kunja mes njëri-tjetrit, duke marrë shkas nga debati i disa orëve më parë.
Elona i tregon zhgënjimin që është duke ndier nga ai gjatë kohëve të fundit, duke i përmendur se është duke luajtur shumë keq dhe se po shndërrohet komplet, duke mos treguar qëndrueshmëri. Edhe Edberi njëkohësisht ia kthen me ironi e kështu të dy shkëmbejnë disa batuta me njëri-tjetrin, ndërsa banorët e tjerë nuk ndërhyjnë.

Pas pak në tavolinë bashkohen edhe banorët e tjerë e ndërsa janë duke darkuar së bashku, fillojnë të bëjnë biseda të përgjithshme e të qeshin me njëri-tjetrin për minuta të tëra.

Ndërsa më vonë, Shpendi, Elona, Rikja, Vigani dhe Eldora shkojnë në sallon e fillojnë të bisedojnë, duke ndarë eksperienca nga jeta me njëri-tjetrin, duke treguar për raste të veçanta dhe të çuditshme që kanë kaluar në lidhjet që kanë pasur.

Ndërsa në kopsht ndodhet Anaidi, Joana e Edberi, të cilët ndërsa flasin për Arbenitën dhe surprizën që Vëllai i Madh i ka bërë atij, Anaidi është duke menduar për ngjarjet e fundit në shtëpi. Ai fillon të tregojë disa situata që i ka bërë përshtypje, ndër to edhe afrimiteti mes Elonës e Rikes. Ai fillon të hamendësojë e të mendojë gjatë për to, duke menduar për një strategji që mund të jenë duke thurur.

Shpendi: “Edin e Viganin po i orienton Anaidi, por nëse më prekin, s’do ta përmbaj dot veten”

Rikja thotë se para disa ditësh ka menduar se Edberi ishte një njeri shumë pozitiv, por loja e ka bërë të sillet kështu, por pas rifillimit të debatit me Elonën, po e bën të dyshojë shumë. “Unë mendoj se Edberi e Vigani janë djem të mirë, por është Anaidi ai që ndikon për keq”, ia kthen Shpendi. Ai thotë se vetëm pasi të dalin jashtë ata do ta kuptojnë se çfarë loje janë duke bërë.
Rikja thotë se Anaidit, Edberit e Viganit i ka bërë çudi afrimiteti i saj me Elonën dhe këtë gjë ia kanë shprehur asaj. Rikes i vjen çudi reagimi i tyre dhe thotë se ata janë mësuar që t’i shikojnë njerëzit vetëm me dyshim dhe në prizmin lojës e për këtë gjë i gjykon të tre. “Janë njerëz dritëshkurtër, shikojnë aty për aty”, shprehet Shpendi. Më pas ai thotë se është i bindur që Anaidi tani po mundohet që t’i orientojë të dy djemtë kundër tij dhe se ata pa e menduar gjatë do ta sulmojnë, por gjithashtu ai shton se edhe mund të mos e përmbajë dot veten, nëse ata do të thonë diçka më tepër për jetën e tij jashtë, të cilën ai nuk kërkon që ta ndajë me banorët. Shpendi mendon se Edberi e Vigani janë në dijeni të disa fakteve nga jeta e tij, të cilat ai nuk ka dashur t’i ndajë me banorët e tjerë e as me publikun, por dyshon se Edber e Vigani mund t’ia përmendin atij këto gjëra. Nëse kjo do të ndodhë vërtet, Shpendi mendon se do të mund të nervozohet aq shumë saqë dyshon se mund ta përmbajë dot veten.

“Shpresoj që të dy të mos zhgënjejnë”, shprehet Shpendi, ndërsa Vigani e dëgjon dhe ndërsa i shkon afër, i bën të qartë se nuk mund ta zhgënjejë kurrë. Ndërsa Rikja e pyet se përse Edberi e ka rihapur sërish debatin me të dhe Elonën. Por Vigani thotë se nuk mund ta dijë arsyen pse, por di që i ka mbetur qejfi me Elonën. Ndërsa Elona e Rikja ia sqarojnë të gjithë diskutimin, duke thënë se Edberi ka dashur t’i provokojë vajzat.
Ndërsa Shpendi është duke i thënë Viganit që të mendohet mirë para se të veprojë kundër personave, duke nënkuptuar veten dhe Vigani e siguron se lojën e tij e ka shumë të qartë, aty shkon Anaidi e Edberi dhe banorët ndërrojnë bisedë.

Ndërsa më vonë, banorët shkojnë për të darkuar.