Pavarësisht se nuk është pjesë e komisionit të Rithemelimit, deputetja InaZhupa është përfshirë në listën e porpozimeve si kandidate për të qenë anëtare kryesie.

Ish kryeministri, Sali Berisha i pyetur lidhur me këtë vendim, tha se Zhupa kishte ngritur çështje të vlefshme për diskutim në parlament dhe se ishte bashkuar edhe në kuvendin e 30 prillit.

Ish kryeministri, Sali Berisha: Ina Zhupa ka luajtur një rol thelbësor në parlament, shumë të rëndësishëm dhe u bashkua me kuvendin e fundit. Ka ngritur çështje shumë të rëndësishme. Deputetët e PD-së, pavarësisht nga qëllimet e tyre, janë të gjithë anëtarë të Këshillit Kombëtar, përveç 4 apo 5 prej tyre, nuk kanë qenë as në kryesinë e mëparshme. Kështu që nuk ka asnjë lloj mundësie për atë përfshirje të gjerë në anëtarët e kryesisë, pasi janë vetëm 20 vende