Gjatë vizitës që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në panairin e punës sot në Durrës, është shënuar një incident.
Një grup qytetarësh kanë kërkuar që ta takojnë nga afër, por janë penguar nga garda. Njëri prej tyre, Avdyl Sula, teksa tenton t’i afrohet Ramës për t’i qarë nga afër hallin e tij mbi një çështje pronësie, është ndaluar nga forcat e sigurisë.
“Zoti Edi Rama, të lutem shumë. Dua ta takoj. Kërkoj një ndihmë. Kam që në mëngjes”, thotë i moshuari, i cili është marrë nga vetë drejtori i policisë së Durrësit, Alfred Çepe për t'u sqaruar.
Ndërkaq, një tjetër qytetar thotë se “Edhe Enveri të takonte, Edi s’takon njeri”.





