Situata është tensionuar mbrëmjen e sotme përpara Komisariatit nr. 3, ku po mbahen disa nga protestuesit e arrestuar pas incidenteve të dhunshme.
Një grup protestuesish marshoi drejt komisariatit duke brohoritur “Lironi çunat”, ndërsa tensionet u përshkallëzuan kur disa prej tyre thyen xhamat e godinës, duke hedhur edhe thirrje si “Policia e krimit”.
Në përgjigje të situatës, forcat e policisë ndërhynë për të shpërndarë turmën, duke përdorur ujë për të larguar protestuesit nga ambientet përreth komisariatit.
Disa nga aktivistët janë shprehur se protestuesit do të largohen drejt Sheshit Skënderbej, duke i cilësuar personat që kryen aktet vandale si militantë partiakë.






