• Në Ballkan vendi më paqedashës është Sllovenia (e 15-ta), pasuar nga Rumania e 26-ta, Kroacia e 27-ta, Bullgaria e 32-ta; Serbia e 46-ta, Shqipëria e 52-ta, Bosnjë-Hercegovina e 53-ta, Mali i Zi i 57-ti, Greqia e 61-ta, Kosova e 69-ta, Maqedonia e 71-ta

DURRËS, 23 qershor 2015 –  Në Indeksin Global të Paqes (Global Peace Index) për vitin 2015, i hartuar nga IEP-i (The Institute for Economics and Peace – Instituti i Ekonomisë dhe Paqes) me seli në Sidnej, Shqipëria renditet në vendin e 52-të midis 162 vendeve, njofton IEP-i.

Në nxjerrjen e indeksit merren në konsideratë si faktorët e brendshëm ashtu dhe ata të jashtëm. Në veçanti, studiuesit i kushtojnë vëmendje nivelit të dhunës në vend, shpenzimeve ushtarake, terrorizmit, vrasjeve, rritjes së krimeve të tjera, marrëdhënieve me fqinjët.

Në Ballkan vendi më paqedashës është Sllovenia (e 15-ta), pasuar nga Rumania e 26-ta, Kroacia e 27-ta, Bullgaria e 32-ta; Serbia e 46-ta, Shqipëria e 52-ta, Bosnjë-Hercegovina e 53-ta, Mali i Zi i 57-ti, Greqia e 61-ta, Kosova e 69-ta, Maqedonia e 71-ta.

Vendet më paqësore në botë konsiderohen Islanda, Danimarka, Austria, Zelanda e Re, Zvicra, Finlanda, Kanadaja, Australia, Japonia dhe Republika Çeke.

Në vendet e fundit të Indeksit të Paqes janë Iraku, Afganistani dhe Siria.

Amerika ndodhet në vendin e 94-të, Kina në të 124-ën, Ukraina në të 150-ën, Rusia në të 152-ën, Koreja e Veriut në të 153-ën.

/red. e jashtme, agjencia e lajmeve “Dyrrah”/