INDI, 16 mars 2013 – Sërish një përdhunim masiv në Indi. Këtë herë viktimë e dhunës seksuale ka mbetur një turiste zviceriane, që së bashku me të shoqin po zhvillonte një tur turistik në Indinë qendrore.

Siç raportojnë mediat vendase, ngjarja e rëndë ka ndodhur në një kamping në Madhya Pradesh. Çifti zvicerian i ka treguar policisë se një grup prej 7 vetash i ka sulmuar gjatë natës, u ka vjedhur sendet me vlerë dhe paratë e më pas kanë nisur të përdhunojnë me rradhë gruan.

Policia zviceriane ka ndaluar 13 të dyshuar. Përdhunimet në grup janë kthyer në fenomen mjaft shqetësues në Indi, gjë që ka shtyrë qeverinë të hartojë ligje që parashikojnë ndëshkime më të rrepta për autorët e kësaj vepre penale.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/