Reparti i Neurologjisë në spitalin e Beratit është mbyllur, pasi mjekja neurologe e spitalit rezultoi pozitive me Covid-19.
Mjekja jeton në Durrës dhe ishte kontraktuar për të punuar 3 ditë në javë ne spitalin e Berati për shkak të mungesës së mjekëve specialist.
Pas infektimit të mjekes neurologe, Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat dhe Drejtoria e Higjenës kanë kryer dezinfektimin e ambjenteve të brendshme të spitalit dhe kanë mbyllur Repartin e Neurologjisë ku punonte mjekja.
Ndërkohë që janë karantinuar edhe 2 mjekë dhe 6 infermierë të këtij reparti, që do t’i nënshtrohen kryerjes së tamponit.





