Instagram njoftoi një veçori të re të quajtur “modaliteti i qetë”, i cili synon të ndihmojë përdoruesit të përqëndrohen dhe të vendosin kufij me miqtë dhe ndjekësit.

Sipas CNN, kur opsioni është i aktivizuar, të gjitha njoftimet do të ndërpriten dhe statusi i aktivitetit të profilit do të ndryshojë në “modalitetin e qetë“. Nëse dikush dërgon një mesazh direkt gjatë kësaj kohe, Instagram do të dërgojë automatikisht një përgjigje automatike duke njoftuar dërguesin se “modaliteti i qetë” është aktivizuar.

Ndërsa funksioni vlen për të gjithë përdoruesit, Instagram duket se po fokusohet tek adoleshentët. Instagram po e prezanton atë si një mjet për të ndihmuar në studimin dhe nxitjen e adoleshentëve të aktivizojnë funksionin. Ky funksion fillimisht do të jetë i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re dhe gradualisht do të bëhet i disponueshëm në më shumë vende.