8 janar 2014 – Në një konferencë për shtyp drejtori i INSTAT Gjergji Filipi ka publikuar të dhënat për 3 mujorin e fundit të vitit 2013, ku thekson se ky tremujor ka pasur rënie. “Sipas treguesit të vlerës së shtuar bruto, tremujori i tretë vlerësohet të ketë pasur një rënie prej 2.26 përqind të krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012. Ndikimi kryesor i kësaj rënie vjen nga tërësia e degëve të ekonomisë dhe përjashtimi në këtë rast është vetëm bujqësia. Sipas degëve krahasimi I tre mujorit të tretë të vitit 2013 ndaj 3-mujorit të tretë të 2012-ës për treguesin e vlerës së shtuar bruto është i tillë: Aktiviteti bujqësor ka një rritje prej 2.9 përqind të këtij tremujori. Grupi i industrive ka një rënie prej 4.6 përqind ku vlen rënia e industrisë përpunuese me 7 përqind. Aktiviteti I ndërtimit në 3 mujorin e tretë të 2013-ës ka shënuar një rënie prej 10 përqind krahasuar me vitin 2012. Grupi tregeti-hotele restorante ka pësuar një rënie prej 3.4 përqind . Transporti u ul me 4.2 përqind, post-telekomunikacion ka pësuar rënie me 1.2 përqind”, u shpreh Filipi.
INSTAT: 3 mujori i fundit 2013, rënie ekonomike
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
22-vjeçarja përplas me makinë 28-vjeçarin në Golem, arrestohet nga policia
Shpallet në kërkim italiani në Durrës, mbajti të mbyllur disa këlyshë qeni
Skulptori që gdhente Enver Hoxhën, pikturon prej vitesh në qiell të hapur në Durrës!
Skulptori që gdhente Enver Hoxhën, pikturon prej vitesh në qiell të hapur në Durrës! (VIDEO)





