Pas tre dorëheqjeve të miratuara dje, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka firmosur nga qelia e paraburgimit shkarkimin nga detyra të nënkryetarit Blendi Sulaj.
Ky veprim i fundit, vjen në kuadër të një sërë ndryshimesh rrënjësore në bashki që iu hap rruga me tërheqjen e delegimit të kompetencave Anuela Ristanit.





