Instikti i mbijetesës është diçka e menjëhershme që njerëzit kalojnë në momente paniku e në tragjedi si kjo e sotmja në Durrës. Kështu i ka ndodhur anëtarëve të një familjeje në Durrës pas pallatit të rënë gjatë orëve të para të mëngjesit.

Duke qenë se shkallët e pallatit u shkatërruan nga lëkundjet, kjo familje ka marrë çarçafët dhe i ka lidhur të parvazi i dritares dhe përmes tyre janë zvarritur duke shpëtuar.

Por fati nuk është gjithnjë në anën e njerëzve pasi raste të tilla qëllojnë edhe fatkeqe. Një prej viktimave që ka lënë tërmeti sot në Kurbin ra pikërisht nga ballkoni.