Është zhvilluar sot ndeshja mes Empolit dhe Interit. Zikaltërit kanë arritur të fitojnë me rezultatin 0-3.
Dy gola të shënuar nga Lukaku dhe një nga Lautaro Martinez i kanë mjaftuar skuadrës së Inzagit.
Në pjesën e parë të ndeshjes ishte një lojë e dobët me Interin që nuk e goditi portën asnjëherë por gjërat ndryshuan në të dytën.
Lukaku ishte heroi i zikaltërve në këtë takim, që tashmë e ngjit Interin në kuotën e 54 pikëve, një më shumë se Milani që ka një ndeshje më pak.





