Konstitucionalisti Sokol Hazizaj ka komentuar opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka, që mazhoranca dhe opozita e lexuan në mënyra të ndryshme. Sipas Haizajt, vendimi ka edukuar Kuvendin e Shqipërisë dhe deputetët për të qenë korrektë me interpretimin e dispozitave kushtetuese.
Sipas tij, Kuvendit nuk i ngelet gjë tjetër, veçse të çojë sërish kërkesën e 1/10 për të diskutuar në Gjykatë Kushtetuese.
“Sot do kjo është duhet të ishte ezauruar dhe Gjykata Kushtetuese mund ti kishte dhënë të drejtë zonjë Xhaçka. Në zgjidhjen që do i jepte GJK do ishte gjë tjetër. Pra duhet të ndajmë zgjidhjen e Gjykatës Kushtetuese me të drejtën e 1/10 të deputetëve. Kuvendit nuk i ngelet gjë tjetër veçse të çojë sërish kërkesën e 1/10 për të diskutuar në Gjykatë Kushtetuese”, – tha nder te tjera avokati Hazizaj.
“Komisioni i Venecias duke qenë brenda kritereve të vlerësimit të vetë dhe karakterit që përfaqëson nuk ka bërë asgjë më tepër nga ajo çfarë na ka ofruar media sot. Ka edukuar kuvendin e Shqipërisë për të qenë korrekt me interpretimin e dispozitave kushtetuese.
Që do të thotë se në asnjë rast nuk ka pasur diskutime nga Kuvendi për iniciativën e 1/10 të deputetëve për të çuar për interpretim në Kushtetuese një akt ligjor apo një konstatim mbi pavlefshmërinë e mandatit të një deputeti.
Unë vlerësoj që Komisioni i Venecias ka shkruar atë që kushtetuta e Shqipërisë ka miratuar në 1998 dhe në 2008. Kjo do të thotë se iniciativën e 1/10 së deputetëve për t’iu drejtuar GJK nuk ka të drejtën asnjë komision kuvendor për ta diskutuar kur bëhet fjalë për ushtrimin e mandatit apo pavlefshmërinë e mandatit.
Kjo është pjesa ë parë, ndërsa pjesa e dytë është një kalavar ngjarjes që nis nga qershori 2022 që sjell si risi kokëfortësi e një mazhorancës që mund ta kishte zgjidhur shumë thjesht për ti dhënë hapësira minorancës së Kuvendit.
Së treti, nuk mendoj se Komisioni Venecias ka derivuar nga vendimi i GJK për ta sjellë këtë çështje në praninë e saj dhe shqyrtimin e GJK një detyrim kushtetutës për mandatin e Xhaçkës. Pra Komisioni i Venecias nuk mund të dalë kundër bashkëpunimit me Kuvendit të Shqipërisë qysh nga krijimi i kushtetutës. Ata përsërisin herë pas herë fuqinë ligjore të Gjykatës Kushtetuese në raport me Kuvendin.
Sot do kjo është duhet të ishte ezauruar dhe Gjykata Kushtetuese mund t’i kishte dhënë të drejtë zonjës Xhaçka. Në zgjidhjen që do i jepte Gjykata Kushtetuese do ishte gjë tjetër. Pra duhet të ndajmë zgjidhjen e Gjykatës Kushtetuese me të drejtën e 1/10 të deputetëve. Kuvendit nuk i ngelet gjë tjetër veçse të çojë sërish kërkesën e 1/10 për të diskutuar në Gjykatë Kushtetuese, – tha Hazizaj.