Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, investimet e huaja direkte janë bërë përcaktuese për ecurinë e ekonomisë shqiptare.
Në vitin 2016, investimet e huaja në Shqipëri ishin 1 miliard e 124 milionë dollarë. Kjo do të thotë se, një në çdo 3 lekë që investohet në ekonominë shqiptare, tashmë vjen nga jashtë.
Sipas seksionit të tregtisë dhe zhvillimit në OKB, kjo është një nga normat më të larta në vendet e rajonit. Në Bosnje, kapitali i huaj financon vetëm 10 për qind të investimeve totale në ekonomi; në Bullgari 7.8 për qind, ndërsa mesatarja e Europës Juglindore është 26.3 për qind.
Ndikimi i investimeve të huaja në ekonominë shqiptare është rritur sidomos në 5 vitet e fundit. Sipas INSTAT-it, në vitet 2015-2016 investimet, veçanërisht projektet e mëdha me kapital të huaj, si gazsjellësi transadriatik dhe kaskada e Devollit, ishin burimi kryesor i rritjes ekonomike.
Por, shqetësimi më i madh i ekspertëve është se çfarë ndodh pas përfundimit të këtyre dy projekteve. Pak ditë më parë, “Moody’s” paralajmëroi se investimet e huaja në Shqipëri mund të ulen gjatë viteve në vijim, nëse vendi nuk do të forcojë institucionet dhe klimën e biznesit.
Sipas “Moody’s”, kjo do të bënte të mundur diversifikimin e investimeve nga jashtë, veçanërisht në fushat me potencial të madh, si energjia, turizmi, por edhe bujqësia. / Top Channel
Investimet e huaja në Shqipëri, sa 30% e totalit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Na e morën shpirtin!” Denoncimi i shoferëve të kamionëve në portin e Durrësit
Rama shau protestuesit duke i thënë “f*ck you”/ Berisha: Shokuese, urrejtje pa kufij për shqiptarët, sillet më keq se padrino
“Na e morën shpirtin!” Denoncimi i shoferëve të kamionëve në portin e Durrësit: Po vuajmë çdo ditë për fajin e shtetit (VIDEO)
Netanyahu përsërit nevojën për t’u bërë të pavarur nga SHBA-të: Duhet të fitojmë autonomi të plotë në prodhimin e armëve





