Inxhinieria Luljeta Bozo tregon arsyet: Ishte e shkruar e zeza mbi të bardhën. Në kënetë dhe në plazhin e Durrësit nuk duhej  ndërtuar absolutisht sepse janë dhera shumë problematikë që shfaqin deformime të mëdha.

"Depozitimet atje janë 130 metra të thella mbi shkëmbin, janë rëra të imëta puhurore, të ngopura me ujë e shumë poroze të cilat nga lëkundjet sizmike ato kthehen në llum.. Dy metra e gjysmë – tre metra. Pyetja lind: A i kanë vendosur themelet poshtë kësaj thellësie? Nuk e besoj prandaj janë shembur".

E ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora Luljeta Bozo tregon se qendra sizmiologjike në bashkëpunim me specialistët e ndërtimit kishin hartuar harta të mikrozonimit sizmik, të cilat mesa duket nuk janë vënë në funksion asnjëherë përsa kohë është lejuar ndërtimi në zonën e ish kënetës dhe në plazhin e Durrësit