Lufta SHBA–Izrael me Iranin filloi gjashtë javë më parë, por Teherani ka regjistruar një nga muajt më të fortë për eksportet e naftës gjatë muajit mars. Sipas shifrave të reja, Irani ka eksportuar 57.9 milionë fuçi gjatë muajit të kaluar, sipas analistëve të transportit detar në Kpler.
Kjo ka ndodhur në të njëjtën periudhë kur rruga kryesore e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit ka qenë praktikisht e kufizuar për shumicën e anijeve, nën kërcënimin e sulmeve nga Irani.
Ndërkohë, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka deklaruar se do të bllokojë “tërësinë e vijës bregdetare iraniane” në Ngushticën e Hormuzit, përfshirë portet dhe terminalet e naftës.

Ndërkohë presidenti Trump tha se 34 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit të djelën, që sipas tij është padyshim numri më i lartë që nga fillimi i mbylljes së saj.





