Ushtria e Iranit paralajmëroi se çdo anije që i përket një vendi ose kompanie që përdor asete të ngrira iraniane do të bllokohet nga kalimi i tranzitit nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Paralajmërimi erdhi pasi presidenti amerikan, Donald Trump tha në një postim në Truth Social javën e kaluar se çdo dëm i shkaktuar anijeve ose ngarkesave do të paguhet nga paratë iraniane që SHBA-të kanë në zotërim dhe kontroll.
Sipas një postimi në kanalin Telegram të Transmetimeve të Republikës Islamike të Iranit (IRIB), një zëdhënës i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, komandës më të lartë ushtarake të Iranit, tha:
“U deklarojmë të gjitha kompanive dhe vendeve që mirëpresin propozimin e Trump dhe përdorin asetet e ngrira të Iranit… se forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit nuk do të lejojnë asnjë nga anijet e tyre të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.”
Është e vështirë të përcaktohet një shifër përfundimtare mbi sasinë e aseteve të ngrira iraniane, të cilat janë të shpërndara nëpër rrjete të ndryshme financiare.





