Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ironizuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Vettingu është si ilaç gjarpërinjsh ndërsa opozita ka dalë kundër.
Basha teksa e shoqëron postimin e tij me një foto gjarpërinjsh, shkruan në Facebook:
Gjëagjëzë Edvingu:
Kush i lidh e i mban bashkë:
një trafikant të dënuar droge me vëllain Ministër të Brendshëm PLUS
një gjyqtar që e shpëton nga ekstradimi ortakun e trafikantit të drogës PLUS
komisionerët e vettingut që e shpallin këtë gjyqtar të përshtatshëm për të vazhduar detyrën?!
Kush gjen përgjigjen e saktë, fiton Toyota Yaris.





