Pas akuzave të njëpasnjëshme të Partisë Demokratike në drejtim të kryeministrit Edi Rama se gjyqtari Ardian Dvorani kaloi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, pasi është marrë në mbrojtje nga ai sepse ka ndihmuar vëllanë e Fatmir Xhafajt, Agron Xhafën, ka reagur edhe kreu i qeverisë.

Në një postim në rrjetet sociale Rama shkruan se Vetingu është si ilaç gjarpërinjsh, ndërsa opozita ka dalë me libër shtëpie kundër tij.

STATUSI I RAMËS

Vetingu si ilaç gjarpërinjsh dhe opozita me libër shtëpie kundër Vetingut si Fronti i dikurshëm Demokratik i lagjes!Në vend të Letrave Anonime janë shpifjet dixhitale të Saliut. Në vend të Këndit të Fletërrufeve janë recituesit e Lulit. Në vend të kryetarit është vetë Luli.