13nëntor 2015 – Mbështet Deputetin Tënd” ka qenë protesta e radhës e një grupi të quajtur, ‘Protestuesi’. Në mënyrë satirike ‘Protestuesi’ ka dalë dje para Parlamentit për të shprehur “mirënjohjen” e tyre deputeteve, përfaqësimit dinjitoz që ata na bëjnë në Parlament.

“Protestuesi’ thekson se kjo protestë nuk ishte mbështetje për politikanet, siç mund të duket sipërfaqësisht. Por ishte një thirrje për reagim ndaj qytetarëve që heshtin. “Një thirrje për t’ju kujtuar se ata që janë zgjedhur për të na përfaqësuar janë zgjedhur nga ne, dhe popullit duhet t’i përgjigjen. Politikanët tanë nuk meritojnë të kalojnë pa u lagur!’, thekson ‘Protestuesi’. /balkanweb/