Peter Krauç është i fun dit në radhën e legjen dave të futbollit anglez që vlerëson Armando Brojën për formën e tij këtë sezon te Sauthemptoni.

Sulmuesi i huazuar nga Çelsi, ishte sërish protagonist për skuadrën e tij të shtunën në sfidën kundër Mançester Sitit, duke ndihmuar “Shenjtorët” për t’u marrë barazimin e dytë sezonal kampionëve të Anglisë në Premier Ligë. Talenti 20-vjeçar mendoi se kishte shënuar, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, ashtu siç nuk mundi dot të fitonte një penallti për të njëjtën arsye. Në dy rastet e tjera, njëherë u bllokua nga Laport përpara se të godiste portën e Edersonit dhe në rastin e fundit portierin brazilian e shpëtoi shtylla.

Talenti i Kombëtares shqiptare i hapi shumë probleme skuadrës së Guardiolës dhe këtë gjë e pranoi edhe vetë trajneri i “Qytetarëve”. Ish-sulmuesi i Sauthemptonit, Peter Krauç, beson se skuadra e tij meriton elozhet për mënyrën se si iu qas ndeshjes ndaj kryesuesve të cilët vinin pas 12 fitoreve radhazi në kampionat.Në komentin e tij për “DailyMail”, Krauç shkruante:“Mançester Siti tregoi se është njerëzor.

Ose është kjo, ose Ralf Hazenyhtel ka një kod sekret se si t’u marrë pikë atyre. 12 fitoret radhazi nuk do të bëheshin 13 në Sauthempton dhe kjo i jep një rreze shprese garës për titull. Me Sitin ti je me fat nëse të lejohet të kesh topin për një periudhë kohe. Ralf Hazenhytel e tha përpara ndeshjes se ai shpresonte për 35% kontroll të topit dhe kjo flet sesi rivalët e tjerë kanë vuajtur ndaj skuadrës së Guardiolës”.

Vëmendjen e Krauçit e tërheq Broja, i cili udhëhoqi linjën e sulmit bashkë me Çe Adamsin. Por pavarësisht se Armando flirtoi me golin e gjashtë në Premier Ligë, ai mori elozhet e të gjithëve për ndeshjen e tij. Dhe sigurisht që nuk mungojnë edhe fjalët e bukura të Krauçit:“Sauthemptoni luajti shumë mirë. Ata ishin gjithnjë kërcënues kur sulmonin dhe provuan të qëndronin sa më lart që të ishte e mundur në fushë.

Armando Broja, i huazuar nga Çelsi, është sigurisht një sulmues brutal, shumë i vështirë për t’u kontrolluar, i cili mund t’u hapë probleme mbrojtësve.Këta janë lojtarët që të duhen nëse do t’i marrësh diçka Sitit. Dhe Sauthemptoni, nën drejtimin e Hazenhytelit, është më ekspert sesa shumica e rivalëve. Por ky rezultat nuk është shqetësues për Guardiolën. Ata mbeten favoritët për titullin e katërt në 5 vite”.