Nga Mira Kaurri*

Pak para nje miku im qe dhe pse me moshe te re une e dua shume fort me dergoi ke foto ne what's up. Parlamemti 1992-96. Ishte koha e endres se madhe: "E duam Shqiperine si gjithe Europa". Sa kujtime dhe sa diference me kete sot. 
Shqiperia atehere kishte vakum te madh ne legjislacion.
-Ne punonim 6 dite te javes nga 10 e mengjesit e deri naten vone edhe deri ne 03 te mengjesit me nje pauz dreke te vogel. Keta sot vetem 1x ne jave dhe ditet e tjera gjoja komisione . Vetem zihen fyhen, pale fjalori….
– Ne e filluam me rroge 5000 leke te reja dhe e perfunduam me 30000 te reja. Nuk na paguheshin komisionet. Ndersa keta sa per rroge e komisione ohoho…
– Ne skishim celular qe te na paguhesh, nuk kishim makina qe te na ipesh nafta. Ne kishim vetem nje makine per PD e PS. Ne te Durrësit kishim nje tip xhipi ku te sedilja e pare rrinim une, Lindita Prifti dhe Novruz Cela. Mbrapa rrinin Miri Hoti, Bardh Agasi, Moikom Zeqo, Vedat Zazani dhe Dr. Ali Sula, te gjithe nga 100kg pervec doktorit.
-Shihni foton te veshur te gjithe per gjynah. Nuk kishim, por dhe nuk i ipnim rendesi veshjes por vetem ligjeve. Dhe ne dilnim jashte shtetit por sic e shihni nuk ka kollare 3000 $, nuk ka kepuce te ndricuara e as canta Gucci, etj, etj. Enderonim vetem per me te miren e vendit. Kemi dhe gabuar ne ndonje ligj, po sigurisht qe kemi gabuar, ca nga padija e ca nga nxitimi por kurre skemi bere ligje apo vkm ne interes te emrave te pervecem si sot.
Kam frike se ju lodha prandaj nuk po vazhdoj se kam shume per te thene. Por nje nje gje akoma nuk mund te rri pa e thene: Asnjeri nga ne nuk e ka menduar e besuar se pas 30 vitesh do te gjendeshim perseri ne piken 0, perseri nen regjim nga pinjollet e atyre qe e dhunuan kete vend per 50 vjet. Trishtim pa mase.

*Ish-deputete e PD-së për Durrësin dhe mjeke e njohur