Itali, 9 maj 2014 – E lirë, shumë e pasur, por dhe shumë jashtë forme. Kështu është shfaqur Veronica Lario, ish gruaja e Silvio Berluskonit në të përjavshmen italiane “Chi”.

Lario duket se ka shtuar disa kile, ndërkohë që edhe pamja e saj nuk është aq e kuruar siç shfaqej përkrah Berluskonit.

Ndarja nga bashkëshorti pritet të kthejë Veronikën në një grua shumë të pasur, megjithëse të dy palët nuk kanë arritur ende marrëveshjen përsa i përket ndarjes së të mirave materiale.

Mësohet se Veronika ka kërkuar 540 milion euro, për të mbyllur ‘hesapet’ me ish burrin e saj, por kërkesa e Veronikës është konsideruar e ekzagjeruar nga Berluskoni. Deri tani gjykata ka vendosur vetëm përsa i përket çekut mujor që përfiton Lario nga divorci.   

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/