Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, nuk heq dorë nga pretendimet e tij për të rishikuar masën e sigurisë dhe për të dalë nga burgu.

Vendimi për masën e sigurisë ndaj Beqajt nga Gjykata e Posaçme është shtyrë për të hënën e ardhme në orën 14:00.

Ish-ministri i Shëndetësisë kërkon zëvendësim të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë tjetër, duke ofruar edhe garanci pasurore 20 mijë euro.

Ilir Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut 2024, kur u arrestua lidhur me dosjen e abuzimeve me fondet e Bashkimit Evropian në SASPAC.