Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë në qeverinë e ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Ruli, është paraqitur paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme.

Ruli do të dëshmojë në lidhje me dosjen “Partizani”, ku mes të akuzuarve është edhe kreu i PD, Sali Berisha.

Kjo nuk është hera e parë që Ruli dëshmon në lidhje me këtë dosje, teksa më parë janë marrë disa ish-ministra e zyrtarë të tjerë për të dhënë deklaratat e tyre para gjykatësve dhe prokurorëve.