2 korrik 2015 – Ish- Miss Bosnja është arrestuar në Kroaci, pasi akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal, vrasjen e të paktën 5 personave, si dhe grabitje që kapin vlerën e 4.5 milionë eurove.

29-vjeçarja Slobodanka Toshiçi, u ekstradua në Bosnjë, vendi i cili kishte lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar. Ajo është një nga personat e akuzuar për rastin ‘Kukulla’. Në listë janë edhe 32 persona në kërkim ndërkombëtar që akuzohen për të njëjtat vepra penale.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/