Ish portieri i Real Madrid, Bodo Illgner pohoi se e ka të vështirë të gjejë një arsye në lidhje me vendimin e Mourinhos për ta lënë në stol Casillas në ndeshjen me Malagan.

"U surprizova kur nuk e pashë në fushë. Kjo tregon fundin e një epoke sepse askush, duke përfshirë edhe veten time, nuk e priste që të shikonte Casillas në portën e Realit për kaq shumë vjet. Eshtë e vështirë për një portier dhe jam i sigurt që edhe Casillas e ka patur të vështirë por me kalimin e ditëve duhet të ketë parë anën pozitive nga e gjithë ajo që ndodhi", tha për Marca-n Illgner.

Më tej Illgner deklaroi se ka ndjekur pothuajse çdo ndeshje të "Los Blancos" dhe i vlerësoi me nota pozitive performancat e kapitenit Iker Casillas.