Julian Ahmataj do të ulet në stolin e skuadrës së Bylisit për sezonin e ri. Ish mbrojtësi i Teutës që e drejtoi skuadrën durrsake edhe në dy përbajet e Europa League, ka arritur marrëveshjen me presidentin e klubit ballshiot. Bisedimet mes palëve kishin nisur prej kohësh por gjuha e përbashkët u gjet vetëm gjatë orëve të fundit dhe pritet që në orëtnë vazhdim, Ahmataj të ulet në stolin e Bylisit.37-vjeçari që është larguar përfundimisht nga futbolli, e përqëndroi karrierën si futbollist në disa nga klubet më të nnjohura në vend. Te Teuta ai ishte transferuar në vitin 2013 dhe pas dy sezoneve i dha fund karrierës si futbllist për t’iu përkushtuar trajnimit. Marrëveshja me Bylisin hap një kapitull të ri në karrierën e Ahmatajt që do të kërkojë ngjitjen e skuadrës ballshiote në Kategorinë Superiore. Ai ka qenë pjesë e kësaj skuadra edhe si lojtar në seznin 1998-1999.





