Dosja penale në ngarkim të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri do të vazhdojë procesin gjyqësor në Gjykatën e Lartë, me kryesues të seancës Ilir Pandën, relator Sokol Sadushi dhe anëtar Ervin Pupe.

Kjo dosje ishte hedhur gabimisht në short së bashku me 42 çështje të tjera pasi në bazë të ndryshimeve të reja ligjore, e njëjta trupë gjykuese që ka vendosur në dhomë këshillimi kalimin e dosjes për gjykim në Gjykatën e Lartë duhet të vazhdojë edhe procesin gjyqësor.

Shorti kishte përcaktuar Sandër Simonin si kryesues të seancës. Por sipas një vendimi të gjykatës të datës 6 qershor është rregulluar gabimi si për dosjen Tahiri ashtu dhe për të tjerat.