Ish-kapiteni i Mançester Junajtid dhe kombëtares angleze, Brajan Robson, u përfshi në një aksident me makinë, rrugës për në “Old Trafford”.
Ai po udhëtonte për të parë nga afër ish-skuadrën e tij në ndeshjen përballë Evertonit, teksa makina e tij u godit nga mbrapa nga një tjetër automjet në lëvizje.
Për fat të mirë nuk kishte të plagosur, teksa 66-vjeçari u mor në pyetje nga policia.





