NAPOLI, 28 prill 2013 – Një shqiptar 27 vjeçar është plagosur me armë zjarri, ndërsa qëndronte ulur në një lokal në San Marcellino në Caserta.
Sipas policisë italiane, të cilës i referohet agjencia e lajmeve ANSA, i riu shqiptar është sulmuar dhe rrahur brutalisht nga disa persona që kanë zbritur nga një automjet luksoz.
Një nga dhunuesit e të riut, më pas ka nxjerrë një pistoletë, kalibër 9, dhe e ka qëlluar të riun, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur nga policia, në organin gjenital.
Pas kësaj, grupi i dhunuesve është larguar menjëherë, ndërkohë që i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital. Burime nga spitali “Moscati” në Anversa kanë bërë të ditur se i riu është në gjendje të mirë dhe nuk rrezikon jetën.
Ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Sipas policisë, nuk dihen ende motivet e këtij akti, por mendohet se dhunuesit kanë dashur të ndëshkojnë të riun për ndonjë çështje të hapur mes tyre.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





