24 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve në Itali. Autoritete shëndetësore bëjnë me dije se gjatë këtij harku kohor janë konfirmuar dhe 3725 raste të reja me koronavirus nga 403 715  teste të kryera.

Në terapi intensive janë shtruar 341 pacientë, ndërsa janë shëruar 2940. Ndërkohë, 341 pacientë janë shtruar në kujdes intensiv për Covid në Itali.

Shtrimet ditore në spital, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë 18. Të shtruarit me simptoma në pavijonet e zakonshme janë 2473.

Rastet totale që nga fillimi i pandemisë janë 4,741,185. Rajoni që shënoi rritjen më të madhe ditore të infektimeve të reja është Lazio me 459 raste.