ITALI – Dy shqiptarë janë dënuar me 10 vjet burg në Trento të Italisë, për trafik ndërkombëtar të drogës. Të dënuarit nga Gjykata e Apelit janë dy shqiptarët e vënë në pranga gjatë operacionit të policisë italiane i koduar “Sherifi”.
Të dënuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës, një pjesë të së cilës e transportonin nga Holanda, dhe një sasi tjetër nga Shqipëria dhe Kosova drejt Italisë. Në total ngarkesa e sekuestruar ishte 150 kg heroinë dhe rreth 60 kg kokainë.
Ndërkohë po sot, gjatë një kontrolli të ushtruar nga karabinierës e Rivergaros, janë kapur dhe sekuestruar 1 kg e 100 g marijuanë dhe 5 g hashash. Karabinierët kanë arrestuar dy shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Bashkë me shqiptarët është arrestuar edhe një italian. Tre të ndaluarit dyshohet se janë persona që merren me trafikim lëndësh narkotike.
Operacioni i karabinierëve kishte për qëllim goditjen e bandave që merren me trafikun e lëndëve narkotike në vendin fqinjë.
Lënda narkotike është gjetur në shtëpinë e 17-vjeçarit italian, ndërsa një prej shqiptarëve të prangosur kishte precedentë penalë.