ITALI– Dy emigrantë shqiptarë janë vënë nën prangat e policisë italiane, pasi kanë grabitur banesën e një të moshuare 71-vjeçare. Shqiptarët kishin arritur të grabisnin bizhuteritë e të moshuarës, por policia arriti t’ia rikthejë ato të zonjës, pasi sendet e grabitura u gjetën në makinën e dy hajdutëve.

Erlend Ejlli dhe Armando Janci, që të dy 20 vjeç me banim në Lecco të Italisë, u ndaluan nga policia pas denoncimit të bërë nga e moshuara se i ishte vjedhur apartamenti.

Dy të rinjtë u ndaluan ndërsa ishin duke udhëtuar me një automjet tip Renault Clio, të cilën e kishte në pronësi Ejlli.

Mendohet se disa nga sendet e grabitura që u gjetën në makinën e dy shqiptarëve i përkasin personave të tjerë, që mund të kenë rënë pre e dy hajdutëve.