12 dhjetor 2014 – Policia e qytezës së Monteporcios (Monteporzio) në Provincën e Rromës arrestoi K. I. një shqiptar 34 vjeçar, sepse i gjeti të fshehura në makinë, 70 pako të ambalazhuara me letër alumini.
Pas peshimit rezultoi se në pako kishte 100 kg drogë e llojit marijuanë, e cila do hidhej në treg në 250 000 doza, me vlerë shitje me pakicë rreth një milion euro.
Ndalimi dhe kontrolli i makinës së korrierit të drogës u bë, pasi policia kishte të dhëna në rrugë operative për këtë transport droge.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





