ITALI– Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane mbrëmjen e së shtunës, pasi ka shkaktuar një aksident rrugor si pasojë e të cilit ka mbetur i vdekur një person dhe u plagosën 14 të tjerë. Ai akuzohet nga drejtësia italiane për vdekje të qëllimshme.

Sipas shqiptarja.com aksidenti rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin SS 372 (Benevento – Telese – Caianello) në të cilin janë përfshirë dy automjete, një kamion me targa shqiptare AA590 AH dhe një furgon i tipit Fiat Ducato prej 9 vendesh.

Në këtë aksident rrugor ka humbur jetën një 75 vjeçar italian me iniciale L.D. nga qyteti i Foggias,  ndërsa gjendja shëndetsore e disa të plagosurve raportohet të jetë kritike për jetën.