Një 21- vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia e Riminit nën akuzën e popagandës për ISIS e rezistencë ndaj forcave të rendit.

I riu është ndaluar në banesën e një miku të tij, i cili ishte në kushtet e një arresti shtëpiak.

Pasi policët kanë kërkuar t’i kontrollojnë dokumentet, 21-vjeçari shqiptar i është përgjigjur duke shtrënguar në duar një medaljon të shkruar në gjuhën arabe e me thirrje që himnizonin propagandën e ISIS.

“Jam i ISIS, do ju vras të gjithëve!”– ka thënë ai.

Duke përdorur një çelës anglez 21- vjeçari u është kundërvënë policëve italianë, duke plagosur lehtë njërin prej tyre.

Ndaj shtetasit shqiptar është lëshuar urdhëri i arrestit me burg deri në pritje të proçesit gjyqësor, i cili do të zhvillohet më datë 28 shtator 2016.