DURRËS, 14 shkurt 2014 – Karabinierët italianë me anë të operacionit të koduar “Lupin” arrestuan tre shqiptarë anëtarë të një bande hajdutësh. Besmir Milloshi 29 vjeç (në foto), Arben Kurti 27 vjeç dhe Valdrin Gecaj 21 vjeç, që të tre banues në Torino janë autorët të mbi 20 vjedhjeve shtëpish këta tre muajt e fundit. Banda ishte shumë e kujdesshme për t’i shpëtuar mbikëqyrjes së forcave ligj-zbatuese italiane. Kështu ata zhvendoseshin me tren nga një qytet në tjetrin për të mos rënë në sy të organeve të rendit. Vidhnin para, sende të arta, pajisje elektronike me përmasa të vogla si celularë, tableta, PSP apo laptopë, me qëllim që të mos kishin problem transportin dhe fshehjen e këtyre sendeve të vjedhura. Prokurorëve të qytetit të Kuneos u ka bërë përshtypje edhe anglishtja thuajse e përsosur me theks amerikan të shtetit të Ajovës e përdorur nga Milloshi për të komunikuar me abonentë jashtë Italisë. /përgatiti gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/
Itali. Kapen 3 vjedhës shqiptarë: Besmir Milloshi, Arben Kurti, Valdrin Gecaj
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
U dëmtua gjatë një sulmi ajror rus, rihapet tubacioni “Druzhba”. Zelensky: Gati rifillimi i furnizimit me naftë drejt Europës
Konflikti SHBA-Iran/ Ministri pakistanez: Irani ende nuk ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë në bisedimet e paqes
Kriza në Lindjen e Mesme, eurodeputetët i kërkojnë Parlamentit Evropian “frenim” të përkohshëm të udhëtimeve mujore në Strasburg për të kursyer
Ilir Meta kërkesë në GJKKO: Mos më mbani në kafaz me xhama gjatë seancave, dua të qëndroj krah avokatit





