Një aplikacion përgjues në celularë, kontrollonte lëvizjet e prostitutave. Fitimet e tyre riinvestoheshin në prodhimin industrial të marijuanës. Kjo u zbulua nga policia e Torinos, që arrestoi 10 shqiptarë. Ata janë përgjegjës për rekrutimin, shfrytëzimin dhe detyrimin e grave për prostitucion. Sipas mediave italiane, shqiptarët akuzohen veç të tjerash edhe për grabitje, plagosje të rënda dhe prodhim droge.  

Policia e Torinos, pas një hetimi disa mujor arriti të zbulojë kultivimin e kanabisit në disa pyje të izoluara dhe në zona të shpyllëzuara posaçërisht për kultivimin e drogës. Mbi 4 mijë bimë marijuane, që kapin vlerën e milionave eurove janë sekuestruar nga policia. 

R.O.