ITALI– Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës duke arrestuar 13 shqiptarë dhe 10 italianë. Policia e shtetit fqinj bën me dije se trafiku i shpërndarjes së lëndëve narkotike kryhej në zonën e Avezanos në Itali dhe komandohej nga një shqiptar. Sipas prokurorit të antimafias, kapoja i bandës ishte shqiptari Edmond Kavalli dhe akuza kryesore për 23 të dyshuarit është shpërndarje dhe trafik droge.
Shqiptarët e arrestuar janë Saimir Kavalli 27 vjeç, Vjolanda Kavalli 34 vjeç, Erald Kaderja 30 vjeç, Drilon Dervishaliaj 30 vjeç, Nertin Collaku 27 vjeç, Kujtim Picaku (me pseudonimin Cuci) 30 vjeç, Vladimir Picaku (Ladi) 30 vjeç, Petrit Nikolli 31 vjeç, Bledar Pjetre 25 vjeç, Francesco Preca 21 vjeç, Leons Cupi 25 vjeç, Nikolin Kupi 22 vjeç, të gjithë rezidentë në zonës Tagliacozzo dhe Avezzano.
Italianët e arrestuar janë Antonio Ippoliti 64 vjeç, Stefano Mosca 34 vjeç, Alessio Pascuçi 31 vjeç, Valerio Pinori 23 vjeç, Guido Congionti 37 vjeç, Pietro Catalano 46 vjeç, Giorgio Garbuio 33 vjeç, Danilo Oçhiuzzi 28 vjeç, Tiziao Passalacqua 21 vjeç të gjithë nga zona e Tagliacozzos, por edhe Walter D’Alessandro 40 vjeç nga provinca e Aquilës.
Sipas të dhënave të policisë trafiku i shpërndarjes së lëndëve narkotike, në veçanti të heroinës dhe kokainës vinte nga Shqipëria dhe Napoli dhe shpërndahej në zonën e Marsicës, Avezzano dhe Tagliacozzo në provincën e Aquilës të Itali.
Organizata përdorte pseudonime dhe fliste me kode, prandaj ka qenë një punë e vështirë për identifikimin dhe kapjen e tyre. Arrestimet erdhën si rezultat i një hetimi prej 1 viti e gjysmë, që e çuan Prokurorinë e Aquilës në gjurmët e organizatës së shpërndarjes së drogës.
Sipas policisë rrjeti i shpërndarjes së drogës kishte përfshirë shumë klientë dhe fitonin rreth 1000 mijë euro në ditë.
Policia italiane po heton më tej për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikut, ndërkohë që 23 të dyshuarit janë në pritje të përfundimit të hetimeve dhe marrjes së dënimit përkatës.