ITALI – Një 43-vjeçar shqiptar i cili akuzohej për shfrytëzim prostitucioni dhe torturim të vajzave u kap në një klub nate në Itali.  Ilir Marku i dënuar me 8 vite burg u vu në prangat e policisë italiane teksa fshihej në një lokal nate i drejtuar nga disa shqiptarë.

Marku akuzohet për një sërë krimesh nga viti 2000 e në vijim, mes Bolonjas dhe Modenës, si shfrytëzim prostitucioni, prostitucion me të mitura dhe tortura ndaj tyre.

Nga ana e policisë, thuhet se 43 vjeçari u fikte cigaret në trup vajzave që shfrytëzonte si prostituta, ndërkohë që i dhunonte nëse nuk i bindeshin.

Policia pikasi në ambientet e jashtme të lokalit një makinë tip Benz, ndërsa brenda lokalit u zbulua i shumëkërkuari, i cili vijonte jetën qetësisht nën identitet të rremë.