ITALI – Një bandë shqiptarësh e përbërë nga femra dhe meshkuj shqiptarë është shkatërruar nga policia italiane. Arrestimet janë kryer në  Sanremo, ku tri femra dhe tre meshkuj shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni i antidrogës është zhvilluar pasditen e sotme në rrugën Pallavicino, Itali ku u ndaluan gjashtë shqiptarët, (tre meshkuj e tre femra) të moshës nga 24 deri në 52-vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku shqiptarët përgatisnin drogën për shitje, policia gjeti dhe sekuestroi një kilogramë heroinë, 150 gramë kokainë, 50 gramë marijuanë, peshore elektronike, materiale të ndryshme që shërbenin për përgatitjen e drogës, si dhe shumë para. Ende nuk bëhen të ditura detaje të mëtejshme rreth këtij operacioni, pasi policia vijon hetimet dhe në orët në vijim do të japë më tepër informacion lidhur me këtë ngjarje.