Një familje shqiptare është vënë në pranga nga policia italiane pasi iu është kapur 500 gramë kokainë. Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në autostradën e Modenas dhe se është arrestuar e gjithë familja duke filluar nga djali bashkë me të fejuarën dhe nënën e tij, pasi në mjetin me të cilin ata udhëtonin u gjetën 500 gr kokainë.

Familja identiteti i anëtarëve të secilës nuk është bërë me dije, ishte duke udhëtuar në mjetin tip “Hyundai” ngjyrë gri, ndërsa janë ndaluar nga policia për një kontroll rutinë. Por, gjatë kontrollit, karabinierët vunë re shqetësimin e të fejuarës shtatzënë të drejtuesit të mjetit, e më pas nisën të kontrollin edhe makinën, duke gjetur kështu drogë, e cila kishte një vlerë prej 100 mijë euro në treg.