Italia do të marr pjesë me 5 ekipe në sezonin e ardhshëm 2024/2025 të Champions League.

Kualifikimi i Atalantës, që eliminoi Liverpool-in nga Europa League, dhe triumfi i Fiorentinës, që arriti në gjysmëfinalen e Conference League, përveç eliminimit të Ëest Hamit, kanë siguruar matematikisht se liga italia do të jetë ndër dy më të mirat në renditjen e UEFA-s për sezonin 2023/24.

Kualifikimi i Romës ndaj Milanit gjithashtu duhet të përfshihet në përllogaritje edhe pse rezultati përkatës ishte llogaritur tashmë, duke qenë se një skuadër italiane në çdo rast do të kalonte në gjysmëfinale.

Me Atalantën, Romën dhe Fiorentinën që ende konkurrojnë në të dy frontet, as Anglia dhe as Franca nuk mund të rikuperojnë pikë të mjaftueshme ndaj Italisë, e cila për këtë arsye do të përfundojë në vendin e parë ose të dytë në renditje.

Aktualisht klasifikimi i UEFA-s i përditësuar në 18 prill është ky:

Itali në krye me 19429 pikë, ndjekur nga Gjermani me 17642 pikë, në podium qëndron Anglia me 17250 pikë. Më pas Francë me 15.583 pikë dhe Spanja me 15,312 pikë

Sipas llogaritjeve Italia do të dërgoj tetë skuadra në kompeticionet e UEFA-s sezonin e ardhshëm: pesë në Champions League (pesë më të mirat në Serie A), dy në Europa League (skuadra e vendit të gjashtë dhe fituesja e Kupës së Italisë, e cila nëse tashmë është kualifikuar në Europa League do t’i lërë vendin të shtatës në kampionat) dhe një në Conference League (e shtata apo e teta).