Arrestohet një shtetas italian në qytetin e Durrësit, pasi u kap me kokainë teksa udhëtonte me makinë me të fejuarën e tij dhe një person tjetër.
Në pranga ra Alessio Leggiadro 37 vjeç, banues ne Pistoia Itali. Kokaina u gjet në çantën e të fejuarës, por italiani ka pranuar se e kishte futur ai aty.
“Arrestimi i ti u bë pasi në lagjen Nr. 1, Durrës u ushtrua kontroll në automjetin tip Audi me targa AA 625 MT, me drejtues shtetasin D.T. 20 vjeç, banues në Kavajë, dhe pasagjerë, italiani dhe e fejuara e tij, shtetësia A.T., 32 vjeçe, banuese në Kavajë.
Në çantën e dorës së shtetases A.T. i gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë”, informon policia.
Sipas të dhënave, italiani ka deklaruar para uniformave blu se e kishte futur ai drogën në çantën e të fejuarës, shtetases A.T.